Zgjedhjet lokale: Garë e balancuar, 17 komuna shkojnë në balotazh

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor tregojnë për një garë të ngushtë mes partive politike, duke çuar në balotazh në 17 komuna të Kosovës. Ndërkohë, në 21 komuna fituesit janë përcaktuar që në raundin e parë. Qytetet më të mëdha të vendit, përfshirë Prishtinën, Gjakovën, Mitrovicën e Jugut, Pejën dhe Prizrenin, do të përballen sërish në rundin e dytë të votimeve, ku gara pritet të jetë e fortë dhe vendimtare. Eksperti i proceseve zgjedhore nga Instituti Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli, ka vlerësuar se balotazhi nuk mund të parashikohet vetëm përmes marrëveshjeve ndërpartiake. Sipas tij, votuesit në raundin e dytë janë më të lirë në vendimmarrje dhe nuk ndjekin domosdoshmërisht udhëzimet e partive politike. “Nuk është se në balotazh votuesit janë si kope që ndjekin udhëzimet e partisë. Ka raste të ndikimeve lokale, por në shumicën e komunave koalicionet nuk përkthehen automatikisht në vota për kandidatët. Kjo vlen veçanërisht për qytete si Prishtina, Prizreni dhe disa të tjera ku raportet mes partive janë të tensionuara”, ka deklaruar Cakolli. Balotazhi pritet të zhvillohet në javët e ardhshme, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë së shpejti datën zyrtare të raundit të dytë të votimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan sipas standardeve evropiane

Eksperti i çështjeve politike, Sylë Ukshini, ka qenë i ftuar në një lidhje live me …