Edi Rama për Vetëvendosjen: “Po e ngatërroni Kosovën me balotazhet tuaja”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e akuzoi se kishte mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015. Në një qëndrim të qartë e të prerë, Rama i ka cilësuar akuzat e Vetëvendosjes si manipulim politik të momentit zgjedhor në Kosovë, duke theksuar se “VV po ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale”. Kreu i qeverisë shqiptare ka rikujtuar se qëndrimi i tij publik kundër farsës politike ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së ka qenë i pandryshuar ndër vite, ndërsa e akuzoi Vetëvendosjen se dikur “nuk njihte as himnin e Kosovës e as pafajësinë e çlirimtarëve”. “Gjykata Speciale u ngrit për pretendime mbi trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës,” ka theksuar Rama, duke nënvizuar se mbështet protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”, por refuzon ta përdorë për qëllime politike. Ky reagim i fortë i Ramës është një sinjal i qartë për tensionin në rritje mes Tiranës zyrtare dhe Vetëvendosjes, që sipas shumë analistëve po e shndërron një çështje madhore kombëtare – drejtësinë për luftëtarët e UÇK-së – në armë elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë. Vetëvendosja, në përpjekje për të mbajtur gjallë retorikën populiste dhe për të fituar kapital politik në prag të balotazheve, duket se po e keqpërdor çështjen e Gjykatës Speciale dhe marrëdhëniet me Shqipërinë. Në vend që të bashkojë faktorët politikë shqiptarë përballë padrejtësive ndaj UÇK-së, ajo po thellon ndasitë dhe po e zhvendos debatin nga drejtësia kombëtare në grindje partiake.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …