Jakup Nura: Paaftësi dhe mungesë guximi, LVV duhet të shkojë në opozitë

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për paaftësi dhe mungesë guximi në krijimin e shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re. Sipas Nurës, LVV-ja nuk ka treguar përgjegjësi ndaj votës së qytetarëve dhe duhet të shkojë në opozitë për të reflektuar mbi gabimet e qeverisjes pesëvjeçare. “Është paaftësi i tij; ka fituar një përqindje të lartë, por nuk ka treguar gatishmëri dhe besim për obligimet ndaj popullit. Shumë e shëndetshme do të ishte që LVV të shkojë në opozitë dhe të reflektojë gabimet e bëra gjatë kësaj kohe qeverisëse,” tha Nura.  Ai konfirmoi se PDK-ja do të marrë pjesë në takimin konsultativ të presidentes, por theksoi se mungon një shumicë për formimin e Qeverisë dhe se zgjedhjet e reja duket se janë e vetmja rrugëdalje.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …