Ahmet Qeriqi: Disa qaste meditimi për krijimtarinë dhe poezinë e Iliriana Kolekës

Iliriana Koleka: ÇAMËRIA NGA KUJTESA TEK E DREJTA NDËRKOMBËTARE

Dje në 26.10.2025, FNAI (Federazione Nazionale Associazioni Albanesi Italia) dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” organizuan në Rezzato, Brescia, një konferencë të titulluar “ÇAMËRIA NGA KUJTESA TEK E DREJTA NDËRKOMBËTARE”.
Shkova e shoqëruar nga im bir, Erdeti, shumë e interesuar të mbështes çështjen çame, që është e lidhur ngushtësisht me Shqipërinë historike, etnike, të shkelur e të coptuar nga tërbimi i nacionalistëve grekë gjatë më shumë se një shekulli. Kulmi i saj u pa në vitin 1945, me genocidin e spastrimin etnik të 25.000 çamëve myslimanë nga katilat e gjeneralit famëkeq Zerva, shërbëtor i nazistëve dhe konkurues i tyre për prerje kokash e çfarosje popujsh.
Isha shumë e interesuar të dëgjoja nga goja e historianit të nderuar Mariglen Kasmi provat e dokumentat, që lidhnin Zervën me gjermanët, atë Zervë katilin, që e bënë ministër dhe e trajtoi si burrë të mirë shteti, kryeministri, gjenerali Nikolaos Plastiras, që qeverisi Greqinë me gjak, duke e futur pas 3 janarit 1945, në luftë civile, midis forcave nacionaliste (me mbështetjen britanike) dhe forcave të majta (kryesisht Fronti Nacional Çlirimtar – EAM/ELAS).
Isha shumë e interesuar gjithashtu të dëgjoja nga goja e historianit të nderuar, Pëllumb Xhufi, cilat ishin përpjekjet e dipllomacisë shqiptare për të zgjidhur këtë problem shekullor me grekët, megjithëse fundin e njohim të tërë “ne jemi me Greqinë akoma në gjëndje lufte, ose më mirë, ligji i luftës është akoma në fuqi” pikërisht se qeveritë greke, gjasme demokratike, nuk duan të zgjidhin çështjen çame.
Greqia është futur me hile në Bashkimin Evropjan. E dimë të tërë si ka fallsifikuar hesapet e saj, ka gënjyer sa ka mundur, për t’u bërë evropiane e për të përfituar pa meritë, para, ndihma e të drejta.
Po të mos ishte Britania, që t’i jepte një dorë, për t’ë lejuar këtë paçavure, asnjë s’do t’i kishte pranuar pallavrat me defterë “të ndrequr” të qeverisë greke të asaj kohe. Natyrisht ndihma britanike nuk u bë falas, Çërçilli i morri Greqisë ishujt e Egjeut për t’i bërë baza ushtarake e për t’i përdorur sipas qejfit nga qeveritë britanike për një kohë të pacaktuar, ose më mirë, për gjithmonë. Profesor Pëllumb Xhufi na tregon si nisi historia e coptimit të Shqipërisë për t’i dhënë Greqisë sa më shumë toka e vise shqiptare, që në 1912, kur Ismail Qemali, mbroi interesat e saj, në çastin e pavarësisë e themelimit të shtetit shqiptar. Diget që konfernca e Londrës rrezikonte ta zvogëlonte akoma më tepër se ç’e zvogëloi, vendin tonë, ndaj veprimtaria atdhetare e Ismail Qemalit ka qënë vendimtare.
Mu kujtuan fjalët e babait tim, Spiro Kolekës për tre burrat më të mëdhenj, që ka patur Shqipëria:
TRE BURRA TË MËDHENJ NXORRI SHQIPËRIA PAS ERËS SË RE : SKËNDERBEUN, ISMAIL QEMALIN DHE ENVER HOXHËN. SKËNDËRBEU U NGRIT SI SHQIPONJA DHE MBROJTI VËNDIN E TIJ DHE QYTETËRIMIN EVROPIAN KUNDËR HORDHIVE TURKE, ISMAIL QEMALI I DOLI PËR ZOT POPULLIT DHE VËNDIT KUR FATET TONA ISHIN NË TEH TË BRISKUT, NDËRSA ENVER HOXHA DOLI KUR RREZIKOHEJ QËNIA SI SHTET E SI KOMB E SHQIPTARËVE DHE E RRADHITI POPULLIN TONË NDËR MË TË NDERUARIT E MË TË FITUARIT.
Po, përveç Ismail Qemalit, qe vendimtar dhe vigani Enver Hoxha, që përveç se u hapi derën, i strehoi e i dha pasaportë shqiptare, njëzet mijë çamëve, e radhiti Shqipërinë në radhën e fituesve të luftës së dytë botërore, duke u prerë hovin çpifjeve greke të ligjit të luftës dhe trajtimit të shqiptarëve si kolaboracionistë të nazistëve.
Duke dëgjuar ç’kanë bërë monarko-fashistët grekë me çamët, përforcoj bindjen time se tërë ekstremistët e djathtë janë njëlloj, tundin flamurin e grisur të nacionalizmit siç bënte Hitleri, por në fund të fundit mbetin vrasës të pashpirt të popujve të tjerë dhe shumë herë, dhe të popullit të tyre, ndaj dhe historia i mbulon me turp.
Studjuesi Enver Kushi flet për kulturën çame e na emocionon me vallet e këngët e këtij populli të martirizuar. “Vallja Çame” është një valle luftarake, që këndohet dhe kërcehet nga burrat. Me këngë dhe valle, çamët nderojnë trimat e tyre dhe kujtojnë tragjeditë e mëdha. Këto valle kërcehen në çdo tubim të rëndësishëm, si në dasma, festa kombëtare dhe përvjetorë, duke u kthyer në një simbol të identitetit kulturor shqiptar.
Nëpërmjet valles, veshjes dhe këngës çame, ruhet e gjallë kujtesa historike dhe krenaria e një populli të lashtë, që edhe pse ka përjetuar dhimbje e dëbim, nuk ka harruar rrënjët e tij.
Luan Rama, shkrimtar e regjizori i çquar, na sjell pjesë nga “Odet” për tempujt që nuk u harruan, në të cilat tregon si ndjehet dikush që e kanë dëbuar nga shtëpia e tij kur kthehet në muret e nxira nga koha, pas 80 vjetëve e mundohet të gjejë gjurmë nga e kaluara e familjes së tij në ato vise.
“Dante dhe Shekspiri nuk e kishin imagjinuar se një tragjedi e tillë mund të ndodhte në shekullin XX” thotë Luan Rama. Po, vërtet, po genocidet ndodhin dhe sot e kësaj dite në Palestinë, se ektremistët e djathyë kanë marrë hov gjithandej, si në 1945. Po le të kthehemi tek genociti çam të 1945. Gjatë tij, çamët që Zerba nuk arrin t’i vrasë, shtyhen drejt kufirit shqiptar, duke lënë pas vatrat e tyre të gjakosura. Me sytë e përgjakur dhe me zemra të përvëluara, çamët kapërcyen kufirin, për t’i shpëtuar kasaphanës. Por nga ana tjet të 194r e kufirit, ishin tanët, shqiptarët e tjerë të cilët i pritën me shpirt, sepse qeveria e Enver Hoxhës i dha mikpritje në atdhe. Pra, pas shumë vuajtjesh, internimesh, vrasjesh e poshtërimesh, të mbeturit gjallë u strehuan në Shqipëri, por plagët e tyre ishin të pashërueshme. Lotët e tyre përvëlonin edhe gurët e vendlindjes së lënë pas.
Por sot çfarë ndodh?
Koha kalon dhe brezi i 1945 sot është tretur në dhe, se kanë kaluar 80 vjet dhe dy breza pasardhësish s’po mundin të zgjidhin dot problemin!
Qeveritë greke ndrojnë qëllimisht toponimet, ndalojnë kthimin në vendlindje të çamëve të dëbuar në 1945, s’duan t’u japin pronat pronarëve të ligjshëm ose pasqrdhësve të tyre, harrojnë e madje e fshijnë çështjen çame nga bisedat dipllomatike. Kështu Çamëria mbetet një plagë e pambyllur në trupin e kombit shqiptar. Pasardhësit e atyre që shpëtuan, jetojnë me kujtimet e tmerrshme të gjyshërve të tyre, duke ruajtur me fanatizëm kujtesën historike të një genocidi që ende nuk është njohur zyrtarisht. Greqia mohon çdo gjë, deklaron nëpër kancelaritë boyërore, që nuk ka çështje çame dhe asnjë s’e kundërshton, ndaj shpresa e vetme mbetet hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropjan, në të cilin prej vitesh ndodhet “me hile” Greqia. Ky shteg ka mbetur për t’i lejuar nipërit e të mbijetuarëve çamë të 1945, që të kthehen në pronat e tyre, duke nxjerë jashtë loje “ligjin e luftës” si absurditet midis dy popujve të Bashkimit Evropjan.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Bislimi

Xhevat Gjini: DALLIMI I ALBIN KURTIT NGA IBRAHIM RUGOVA

Kryetari historik i LDK – së, Ibrahim Rugova (pas Luftës Çlirimtare ishte edhe Kryetar i …