leoni

Bajram Begaj: Njohja e Kosovësnga Siria shënon një hap të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Një zhvillim historik për diplomacinë kosovare: Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke u bërë shteti më i ri që i bashkohet listës së vendeve njohëse të saj. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka cilësuar këtë akt si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe për konsolidimin e paqes në rajon. “Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, – shkroi Begaj në reagimin e tij. Ky vendim i Damaskut shihet si një fitore e rëndësishme diplomatike për Kosovën, e cila prej kohësh ka kërkuar zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet e botës arabe dhe ato që tradicionalisht kanë pasur lidhje me Beogradin. Njohja nga Siria pritet të ndikojë pozitivisht edhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, duke rritur perspektivën e saj për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe duke forcuar imazhin e saj si faktor stabiliteti në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …