Visar Ymeri

Visar Ymeri: Aksionet e sotme të Policisë kundër aktivistëve të Vetëvendosje të njëjta me ato të UDB-së

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri aksionet e sotme të Policisë, me ç’ rast janë janë arrestuar 6 aktivistë të kësaj Lëvizjeje, të dyshuar lidhur me  sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht, i ka krahasuar me metodat e UDB-së.  “Është e njëjta metodë, që e ka përdorur UDB-ja dhe SHIK-u tash e sa kohë. Është ky regjim policor, i cili kishte hyrë në zyrat tona për të shpërndarë frikë, me 28 nëntor 2015, citohet të ketë thënë Ymeri në konferencën e jashtëzakonshme, në selinë e partisë. Këto ndërhyrje të Policisë vetëm sa e bëjnë të qartë rrugën tonë deri në shkatërrimin e këtij regjimi të mafiozëve dhe kriminelëve, ka thënë ai.  Në konferencën e Vetëvendosjes lidhur me arrestimet  u tha se ata  po torturohen në stacionin policorë ku po mbahen.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …