Raporti i KE-së: Gjykata Speciale në Hagë po përballet me sfida në pengimin e drejtësisë dhe kompensimin e viktimave

Komisioni Evropian në Raportin e fundit për Kosovën ka vënë në pah se Gjykata Speciale në Hagë po përballet me një sërë sfidash gjatë periudhës raportuese, përfshirë pengimin e drejtësisë, ekzekutimin e dënimeve dhe kompensimin e viktimave. Në dokumentin zyrtar thuhet se gjatë këtij viti, Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin e dytë në një rast për krime lufte, konkretisht në çështjen e Pjetër Shalës, ndërsa rasti aktualisht është në fazën e Apelit. Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të krijuara për të hetuar dhe ndjekur akuzat që rrjedhin nga raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, vazhduan zgjidhjen e rasteve në proces”, thuhet në raport. Në Raport përmendet gjithashtu edhe aktgjykimi kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës, për vepra kundër administrimit të drejtësisë, si dhe pranimi i një aktakuze të re për pengim të drejtësisë. Komisioni thekson se këto raste ilustrojnë sfidat me të cilat përballet gjykata, veçanërisht në aspektin e zbatimit të dënimeve dhe sigurimit të drejtësisë për viktimat kosovare. Në pjesën tjetër të raportit, është vlerësuar edhe roli EULEX-it,, i cili vazhdon të mbështesë autoritetet e Kosovës në forcimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë, si dhe të ndihmojë Gjykatën Speciale e ZPS-në me mbështetje logjistike dhe operacionale. Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën është pjesë e paketës së zgjerimit të BE-së për vitin 2025 dhe përfshin vlerësimin e zhvillimeve politike, ekonomike dhe të drejtësisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Pesë vite padrejtësi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar me rastin e …