Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skender Musa: Kurti, mund të shoqërohet me policinë nëse refuzon thirrjet zyrtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është ftuar tre herë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për të dëshmuar në lidhje me aferën e rezervave shtetërore, mirëpo deri më tani nuk është paraqitur në asnjërën nga thirrjet zyrtare. Avokati Skender Musa ka paralajmëruar se, në rast të refuzimit të vazhdueshëm për të dhënë dëshminë e tij, Kurti mund të shoqërohet nga Policia, madje edhe të përballet me masa ndalimi. “Nëse nuk paraqitet në Gjykatë pas thirrjes, atëherë ai mund të shoqërohet. Nëse edhe pas shoqërimit refuzon të dëshmojë, ligji parasheh mundësinë e caktimit të paraburgimit deri në gjashtë muaj,” deklaroi Musa.“Dua të besoj se vendi ynë ka kapacitet institucional për ta obliguar edhe kryeministrin të dëshmojë, nëse është e nevojshme, madje edhe ta shoqërojë me Policinë.” Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe dy zyrtarëve të saj, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara. Sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare “me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktim dëmi ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës”, me një shumë që arrin 2.9 milionë euro. Në njoftim thuhet gjithashtu se Hajdari dhe zyrtarët e saj kanë zbuluar informacione të klasifikuara mbi vendndodhjen e rezervave shtetërore, duke ia vënë në dispozicion një personi të jashtëm të përfshirë në procesin e tenderimit. Prokurorët Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi kanë kërkuar që Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar në shqyrtimin gjyqësor. Nga ana tjetër, Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se kryeministri “ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me prokurorët në një kohë dhe vend të dakorduar nga të dyja palët”.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj për dorëheqjen e Krasniqit: Shembull i vërtetë demokracie dhe përgjegjësie politike!

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka …