Melihate Tërmkolli: Krejt cka po bën qeveria është veç ”Biznes Covid’19”, turp i madh!

Melihate Tërmkolli kritikon LDK-në: Barrikadimi i Abdixhikut tregon paaftësi politike

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar ashpër qasjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, për refuzimin e çdo bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë e ish-opozitës. Sipas saj, kjo tregon mungesë force dhe paaftësi politike. Tërmkolli tha se qëndrimi i LDK-së për parime nuk është i qëndrueshëm, duke vënë në dukje se partia nuk mund të sillet ndryshe në nivel nacional dhe lokal. “Ky barrikadimi i kryetarit të LDK-së është shprehje e një pafuqie dhe një paaftësie, qoftë për të bërë koalicion me VV-në, qoftë me opozitën.   Ajo kritikoi edhe ftesën e LVV-së për koalicion, duke e cilësuar “sa për sy e faqe”, dhe shtoi se LDK nuk po vepron as në interes të shtetit, as në interes të partisë. “Vetëm një grupacion interesash që thirret në emër të LDK-së po e drejton partinë, pa lidhje me vlerat historike të saj”, theksoi Tërmkolli. Ish-deputetja akuzoi gjithashtu se brenda LDK-së ka ndodhur largimi sistematik i atdhetarëve dhe kontribuesve të mëdhenj, duke e lënë partinë në duart e njerëzve që, sipas saj, nuk e përfaqësojnë vlerën dhe historinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark rrëzon akuza dhe mbështet UÇK-në

Gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes në Gjykatën Speciale, për …