Lahi Brahimaj: Dëshmitë e zyrtarëve amerikanë në Hagë janë të vërteta dhe pozitive për UÇK-në

Deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas dëshmive të fundit të dhëna në Hagë nga zyrtarë të lartë amerikanë, duke i cilësuar ato si të bazuara plotësisht në të vërtetën. Sipas Brahimajt, secili prej dëshmitarëve amerikanë ka folur në mënyrë profesionale dhe të paanshme, duke paraqitur fakte që, siç thotë ai, janë në favor të UÇK-së. “Dëshmitarët që dëshmuan, zyrtarët amerikanë, një nga një, në profilin e tyre profesional, kanë thënë vetëm të vërtetën. Kjo është një e mirë për UÇK-në dhe bukur e bezdisshme për Serbinë, si dhe për një pjesë të njerëzve në Kosovë që do të mërziten shumë,” u shpreh ai. Brahimaj kritikoi edhe disa zëra brenda vendit, duke thënë se ka persona që kanë luajtur rolin e gjyqtarit në studio televizive, madje edhe ministra që, sipas tij, kanë deklaruar se u kanë dërguar dosje Hagës. Deklaratat vijnë në kohën kur procesi gjyqësor në Hagë ka hyrë në fazën e fundit të dëshmive të mbrojtjes, me figura të rëndësishme ndërkombëtare që kanë kontribuar në sqarimin e rrethanave të luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Ramush Haradinaj ka merita të veçanta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka luajtur rol vendimtar në …