Eksperti për çështjet ballkanike, Konrad Clewing, kërkon të mos lejohen në Kosovë të njëjtat gabime sikur në Ukrainë

Konrad Kleving: Ballkani peng i narrativave të vjetra, Kosova shembull i transformimit të shpejtë

Historiani i njohur gjerman, Konrad Kleving, ka analizuar tensionet aktuale në Ballkan, duke i lidhur ato me proceset historike të shekullit XIX, veçanërisht rënien e Perandorisë Osmane dhe asaj Habsburge. Sipas tij, shtetformimi i dhunshëm, lëvizjet e mëdha të popullsisë dhe ndërhyrjet e fuqive të mëdha të asaj kohe krijuan një paqëndrueshmëri që ende keqkuptohet nga Perëndimi. Në një intervistë për The Geopost, Kleving ka theksuar se Ballkani mbetet peng i trashëgimisë osmane dhe habsburge, ku narrativat e vjetra historike shpesh përcaktojnë marrëdhëniet dhe tensionet rajonale. Ai ka përmendur Kosovën si një shembull të transformimit të shpejtë dhe modern, duke vënë në dukje sfidat e emigracionit masiv, që vazhdojnë të ndikojnë në zhvillimin e vendit. Kleving sugjeron që njohja e historisë dhe kontekstit të saj të jetë e domosdoshme për një Ballkan më të qëndrueshëm dhe për të kuptuar sfidat e transformimit social dhe politik në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nesër do ta mbaj mbledhjen e kryesisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nesër do ta mbaj mbledhjen e kryesisë së …