Philip Reeker paralajmëron argumente të forta mbrojtëse në Hagë

Diplomati amerikan Philip Reeker ka komentuar rolin kyç që do të luajnë ish-gjenerali Wesley Clark dhe ish-ambasadori Christopher Hill në procesin gjyqësor të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Reeker, fakti që të dy zyrtarët e lartë kanë pranuar të dëshmojnë si dëshmitarë të mbrojtjes është një zhvillim vendimtar që mund t’i fuqizojë argumentet e mbrojtjes. Dëshmia e tyre është e rëndësishme sepse ata ishin thellësisht të përfshirë në atë që po ndodhte midis Serbisë dhe Kosovës gjatë luftës,  tha Reeker. Ai shtoi se njohuritë e Clark dhe Hill mbi strukturën e UÇK-së para, gjatë dhe pas negociatave të Rambujesë do të japin perspektiva të qarta dhe të bazuara në fakte. Reeker nënvizoi gjithashtu rëndësinë e shpejtësisë së procesit, duke theksuar pasojat që kanë pësuar jetët e ish-krerëve të UÇK-së dhe familjet e tyre gjatë këtij procesi të zgjatur. “Fakti që ata u ftuan dhe pranuan të dëshmojnë do të mundësojë mbrojtjes që të paraqesë argumente të forta kundër akuzave,” shtoi ai. Ky zhvillim shihet si një mbështetje e rëndësishme morale dhe juridike për ish-luftëtarët e UÇK-së dhe mund të ndikojë në rrjedhën e procesit në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nesër do ta mbaj mbledhjen e kryesisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nesër do ta mbaj mbledhjen e kryesisë së …