Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u liruar

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë  ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u liruar.

“Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, sot ishte parashikuar të mbahej seanca paraprake ndaj Metës, e cila u shty për në datën 5 dhjetor. Prej më shumë se një viti kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …