Besnik Tahiri: Rajonit i duhet më shumë lidership strategjik dhe më pak debate teknike në rrugën drejt BE-së

Në tryezën e CIG Western Balkans, të mbajtur në Sarajevë me temën “Si ta bëjmë të funksionojë rruga e Bosnjë dhe Hercegovinës drejt BE-së”, Besnik Tahiri kërkoi më shumë lidership strategjik në proceset e integrimit evropian, duke theksuar se debatet teknike po e ngadalësojnë progresin. Tahiri theksoi se Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe i gjithë rajoni kanë nevojë të vendosin në qendër vizionin dhe orientimin strategjik, duke i paraprirë reformave që garantojnë stabilitet afatgjatë. Sipas tij, rruga drejt BE-së “nuk është proces teknik, por vendim politik dhe strategjik që kërkon përgjegjësi dhe angazhim real”. Ai nënvizoi se në Ballkan ekzistojnë dy të vërteta të pandryshueshme: identitetet kombëtare që mbeten pjesë e pasurisë shoqërore dhe identiteti i përbashkët shtetëror, thelbësor për paqen dhe integrimin evropian. “Këto dy identitete nuk janë në konflikt, por forcë”, deklaroi Tahiri, duke rikujtuar kompromiset e vitit 1995 që hapën rrugën e paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke folur për transformimet e nevojshme në Bosnjë e Hercegovinë, ai tha se çdo reformë politike apo kushtetuese – përfshirë rishikimin e rolit të Përfaqësuesit të Lartë – mund të realizohet vetëm me angazhim të sinqertë të Sarajevës dhe Brukselit. “Pa vendime të guximshme, proceset do të mbeten të bllokuara,” theksoi Tahiri. Ai kërkoi një qasje më dinamike të BE-së ndaj rajonit, duke theksuar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ecin së bashku, si një investim strategjik në stabilitetin evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Mark Rutte kërkon veprim nga Serbia: Të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca pret nga Serbia që …