Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për krime lufte në fshatin Osek Hykë të Komunës së Gjakovës. Procesi po zhvillohet në mungesë, pasi i pandehuri ndodhet në arrati. Aktakuza, e ngritur më 19 mars 2025 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Ibrajn për vrasje dhe keqtrajtime ndaj qytetarëve civilë shqiptarë gjatë viteve 1998 në fshatin Osek Hylë. Sipas akuzës, ai ka marrë pjesë në vrasjen e një civili, dhunimin e një viktime bashkë me babanë dhe vëllanë e tij, si dhe keqtrajtime të tjera ndaj civilëve. Në pikën kryesore të aktakuzës thuhet se më 28 shkurt 1998, Ibraj, i armatosur dhe në uniformë policore, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, kanë sulmuar qytetarë civilë, ku një viktimë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armët e zjarrit. Më vonë, më 10 nëntor 1998, ai akuzohet për dhunim të një të dëmtuareje, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, duke përdorur forcën dhe armët për të detyruar kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Për këto veprime, Muharrem Ibraj akuzohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, sipas Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në fuqi në kohën e kryerjes së krimeve.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ certifikon 22 subjekte për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Nisma në pritje – Srpska Lista nuk merr votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme …