Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore mi mirëpriti në takim grupin eminent të artistëve pamor. Kryetari Aliu në postimin e tij në facebook, ka shkruar:
Prita grupin eminent të artistëve pamor, krenarinë e artit pamor shqiptar, përbërë nga Edmond Dhrami, Musë Prelvukaj e Haki Xhakli bashkë me deputetin Elmi Reçica, me të cilët biseduam mbi idenë për organizimin e kolonisë artistike “Epopeja e Jezercit” një ngjarje kjo që do të mbledh artistë nga e gjithë gjeografia shqiptare”, shkroi kryetari Agim Aliu.