Burim Ramadani

Burim Ramadani paralajmëron: Kosova rrezikon kolaps nëse vazhdohet me të njëjtën mendësi politike

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka dhënë një vlerësim të ashpër për gjendjen aktuale politike në vend, duke e përshkruar si tejet të rënduar dhe alarmante. Ramadani tha se mungesa e stabilitetit institucional ka arritur nivele shqetësuese, ndërsa paralajmëroi se vendi mund të shkojë drejt bllokimit të plotë nëse vazhdohet me të njëjtën qasje politike. “Është një mungesë e madhe e stabilitetit të institucioneve. Situata është në nivel alarmi. Qytetarët e Kosovës do ta shohin çdo ditë e më shumë këtë nevojë për t’u shqetësuar”, tha ai, duke shtuar se një mik i tij i kishte thënë se Kosova rrezikon të futet në kolaps nëse nuk ndërrohet drejtimi aktual. Ramadani theksoi se nuk bëhet më fjalë për krizë të zakonshme politike, por për një rrugë që mund të çojë në bllokim total të funksionimit të institucioneve, nëse “përsëritet e njëjta mendësi politike”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti thirrje për mobilizim në Shkup: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, ka …