KFOR informon diplomatët e QUINT-it dhe BE-së për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një takim me përfaqësues diplomatikë të vendeve të QUINT-it dhe BE-së në selinë e misionit në Kampin Film City, në Prishtinë. Në takim morën pjesë ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si edhe përfaqësues të Francës, SHBA-së dhe Turqisë. Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi shërbeu për të prezantuar vlerësimin e fundit të gjendjes së sigurisë në Kosovë, ndërsa Ulutash theksoi angazhimin e vazhdueshëm të misionit për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët. Ai vlerësoi kontributet afatgjata të vendeve pjesëmarrëse në misionin e NATO-s. KFOR përsëriti se mandati i tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, mbetet i pandryshuar: garantimi i sigurisë dhe i lirisë së lëvizjes për të gjithë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë. Misioni vazhdon koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përmbushjen e roleve të tyre në fushën e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Përdorimi i simboleve jokushtetuese nga Lista Serbe kërkon reagim institucional

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, …