Eksperti i ekonomisë, Haki Shatri ka drejtuar kritika ndaj ministrit në detyë të financave, Hekuran Murati për të cilin ka thënë se po pasraqet vetëm shifrat që i pëlqejnë ndërsa po anashkalon treguesit negativë, që tregojnë për krizë të thelluar demografike dhe ekonomike në vend. “Nuk e di ky ministri i financave ku i ka marrë do syze që po ia qesin vetëm do numra që po ka qef me i prezentuar e disa të tjerë që janë negativ nuk po i sheh. Ndoshta po mendon që krejt popullsia janë analfabet, çka t’ju thotë ai ata besojnë se ka thanë Hoxha amin është. Fatkeqësisht nuk është ashtu, po të ishte ashtu pse nuk tregon që për katër vite të qeverisë Kurti nga Kosova janë shpërngulur 213 mijë njerëz, sipas Vjetarit të Statistikave të Kosovës, që është publikim i ASK-së që është në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në vitin 2024 janë 11 mijë të punësuar më pak se në vitin 2023, do të thotë numri absolut i të punësuarve ka rënë për 11 mijë brenda një viti. Ky trend është mjaft shqetësues” ka theksuar mes tjerash, ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
