KQZ

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike; 3 koalicione; 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. “Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme” ka thënë për Kosovpress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …