Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Zëdhënës i këtij komisioni, Valmir Elezi ka thënë se procesi i regjistrimit ka zgjatur 11 ditë, nga data 26 nëntor deri më 6 dhjetor, gjatë të cilit aplikimet janë pranuar përmes platformës elektronike të Komisionit Qendror  të Zgjedhjeve. “Sipas të dhënave preliminare, gjatë kësaj periudhe janë pranuar mbi 84 mijë e 700 aplikime për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Prej tyre, rreth 71 mijë e 900 aplikime janë aprovuar, ndërsa rreth 6 mijë e 700 janë refuzuar. Në proces të vlerësimit mbeten edhe rreth 5 mijë e 900 aplikime” ka thënë mes tjerash, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar 23 subjekte politike, prej të …