Arben Fetoshi: Rritja e buxhetit të BIA tregon agjendën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës

Drejtori i institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka tërhequr vërejtjen se rritja e buxhetit të BIA tregon agjendën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se kjo rritje buxhetore vjen në kohën kur në Kosovë është shënuar shtim i ndjeshëm i rasteve të arrestimeve për spiunazh në favor të Serbisë gjatë tre vjetëve të fundit. “Fatkeqësisht, investim më i madh në aktivitetet hibride, jo vetëm kundrejt Kosovës, por një agjendë më e ngjeshur e Serbisë, në kuadër të politikës së tyre hegjemoniste për botën serbe. Natyrisht në veçanti ndaj Kosovës, duke pasur parasysh të gjitha aktivitetet që lidhen jo vetëm me veriun e vendit, por edhe me përdorimin gjithnjë e më agresiv të rrjetit të spiunazhit brenda Kosovës” ka theksuar për Kosovapres njohësi i fushës së sigurisë, Arben Fetoshi. Ai ka shtuar më tutje se Kosova mbetet e ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride dhe nevojitet forcim i kapaciteteve të sigurisë dhe ka porositur që institucionet e sigurisë, në veçanti AKI-ja duhet të rrisin kapacitetet sa i përket fondeve shtesë që t’i kundërpërgjigjet në mënyrë efektive kërcënimeve që vijnë nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Aktivistja e strukturava të larta të LDK-së, Besa Luzha ju ka bërë thirrje subjekteve politike për garë korrekte

Aktivistja e strukturava të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Luzha ju ka bërë …