Bedri Hamza prezanton listën e PDK-së: Mbi 50 kandidatë të rinj dhe 37 gra në garë për Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë, duke e cilësuar atë si një përbërje gjithëpërfshirëse, profesionale dhe me energji të reja. Sipas tij, lista e PDK-së për këtë palë zgjedhjesh përmban mbi 50 emra që garojnë për herë të parë, si dhe 37 gra, çka sipas Hamzës dëshmon përkushtimin e partisë ndaj përfaqësimit dhe barazisë. Ai deklaroi se ky kombinim i përvojës me gjeneratat e reja tregon përgjegjësi të lartë politike dhe orientim drejt interesit qytetar. Hamza theksoi se PDK po hyn në zgjedhje e bashkuar dhe e vendosur për ta çuar Kosovën përpara me vizion të qartë dhe ekip të përgatitur.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja kundër mandatit të dytë për Osmanin, Jakup Nura propozon Rifat Jasharin për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka deklaruar se subjekti i tij politik …