Fatmir Limaj: Nuk u arrit bashkimi me PDK-në, Nisma garon e vetme me listë prej 110 kandidatëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se bisedimet për bashkimin me Partinë Demokratike të Kosovës nuk kanë rezultuar me marrëveshje, duke i dhënë fund pritjeve dhe spekulimeve të ditëve të fundit. Në një konferencë për media, ai tha se Nisma do të hyjë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit me listën e saj prej 110 kandidatësh. sShumë qytetarë, bashkëpunëtorë, ish-luftëtarë dhe diaspora kanë shpresuar për një bashkim që do t’i gëzonte, por marrëveshja nuk u arrit pavarësisht bisedimeve deri në minutën e fundit. Fatkeqësisht, ai bashkim që e keni pritur nuk ka ndodhur. Kemi dashur të shkojmë bashkë në këtë garë, por nuk u bë, tha ai. Limaj theksoi se ideja e bashkimit nuk është mbyllur dhe se rruga drejt tij do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve. Individi nuk e ndal bashkimin. Ai bashkim do të vijë. Ka mundur të vijë sonte… në Prishtinë nuk ndodhi. Ne do të kthehemi te baza dhe do të vazhdojmë të punojmë, u shpreh Limaj. Nisma tani hyn e vetme në garën zgjedhore, ndërsa Limaj u shpreh se vendimi është marrë me përgjegjësi dhe me synimin për të mbrojtur interesin e votuesve të partisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …