AAK publikon listën me 110 kandidatë për deputetë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. AAK do të garojë me gjithsej 110 kandidatë, ndërsa lista kryesohet nga vetë Haradinaj. Vendi ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë Kosovës në krah në çdo rrethanë dhe që mbrojnë interesin publik pa kompromis. Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah. Qytetarët kanë nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis, shkroi Haradinaj. Sa i përket radhitjes së kandidatëve në listë, Haradinaj sqaroi se 1/3 e tyre janë renditur sipas votave të marra në zgjedhjet e kaluara, ndërsa 2/3 janë përcaktuar përmes shortit, në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues të partisë. AAK synon të prezantohet në këto zgjedhje me një ekip që, sipas Haradinajt, ofron seriozitet, përvojë dhe gatishmëri për t’i dalë ballë sfidave të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph kritikon ashpër Albin Kurtin

Eksperti amerikan për politikë të jashtme, Edward Joseph, bashkëpunëtor i lartë në Institutin “Johns Hopkins”, …