Lumir Abdixhiku: Më 28 dhjetor kthejmë normalitetin, stabilitetin dhe shpresën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë, duke e quajtur atë “listën e shpresës” dhe ekipin që synon ta rikthejë vendin në normalitet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai theksoi se LDK hyn në garë e përgatitur dhe e vendosur për fitore. Abdixhiku tha se lista e LDK-së përfaqëson përvojë, profesionalizëm dhe energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë. Sipas tij, çdo kandidat në listë mbështetet në vlera si integriteti, besimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve. “Me këtë listë, LDK nis rrugëtimin për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin,” shkroi ai. “Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim – dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën,” deklaroi Abdixhiku, duke ftuar qytetarët që të ecin së bashku drejt një Kosove më stabile dhe me orientim të qartë euroatlantik

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …