Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke pretenduar se kjo parti kishte lidhje me sulmet terroriste në veri. Tri herë KQZ refuzoi certifikimin e saj, nën presionin e anëtarëve të VV-së që publiku ta besonte se Lista Serbe përbënte rrezik sigurie. Por, gjithë kjo retorikë u shemb brenda pak sekondave gjatë një interviste të Albin Kurtit në Kanal 10, ku ai, ndryshe nga eksponentët e partisë së tij, deklaroi qartë: “Lista Serbe është parti politike.” Me këtë frazë, Kurti relativizoi dhe zhbëri krejt narrativën që VV e kishte ndërtuar me muaj të tërë – nga Alban Krasniqi e deri te Sami Kurteshi, të cilët e quanin Listën Serbe “organizatë terroriste” dhe shfrytëzonin çdo dalje publike për propagandë të ashpër ndaj saj. Kjo kthesë e menjëhershme e Kryeministrit vjen në kohën kur aleatët ndërkombëtarë, përfshirë Ambasadën e SHBA-së dhe Zyrën e BE-së, e kanë kritikuar hapur VV-në për manovra populiste dhe politizim të procesit zgjedhor në KQZ. Madje, pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-në erdhi pikërisht në periudhën kur Lista Serbe u la jashtë garës për herë të tretë. Ndërsa VV me muaj e ka shitur narrativën e rrezikshmërisë së Listës Serbe, tash Kurti minimizon rolin “destruktiv” të saj, duke lënë të kuptohet se bllokimet e mëparshme nuk kishin të bënin me siguri kombëtare, por me kalkulime politike të brendshme.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …