Fitim Selimi

Fitim Selimi kritikon qasjen e Glauk Konjufcës: Shkëputje nga morali dhe retorika e VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Fitim Selimi, ka komentuar intervistën e fundit të Glauk Konjufcës, duke e cilësuar atë si një “diskontinuitet të thellë” me realitetin politik aktual dhe një distancim të qartë nga kodi moral dhe narrativi dominues i Vetëvendosjes. Selimi ka vlerësuar qasjen institucionale, të përmbajtur dhe reflektuese të Konjufcës, e cila shmang absolutizmin moral, polarizimin agresiv dhe retorikën përjashtuese, që ai i konsideron si shenja identitare të VV-së gjatë qeverisjes së saj. Ai ka theksuar se ky ton tregon një çarje të brendshme mes atyre që kërkojnë rikthim te racionaliteti politik dhe atyre që përdorin mobilizimin emocional si zëvendësim të perfrmancës qeverisëse. Doktor Fitim Selimi ka nënvizuar se ky vlerësim nuk buron nga interesa politike, por nga respekti personal dhe përkushtimi ndaj traditës dhe etikës së familjes Konjufca, si dhe vlerave kombëtare që ajo përfaqëson.

Kontrolloni gjithashtu

Ballkani Perëndimor përballet me sfida të mëdha në rrugën drejt BE-së, sipas raportit të Institutit Aspen

Raporti i fundit i Institutit gjerman “Aspen” thekson se Ballkani Perëndimor mbetet në një pozicion …