Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Edi Rama drejt Hagës: Thaçi mbahet peng nga një farsë e drejtësisë ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është nisur drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë. Rama e cilësoi procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij si një “teatër absurd” dhe një shkelje të hapur të standardeve të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Sipas Ramës, një president i zgjedhur demokratikisht dhe tre ish-udhëheqës të lartë të Kosovës po mbahen prej vitesh të mbyllur pa vendim përfundimtar, në një proces që, siç tha ai, është karakterizuar nga pseudo provë dhe dëshmitarë të padenjë nga ana e akuzës, përballë dëshmive serioze të mbrojtjes. Kryeministri shqiptar shprehu shpresën se viti i ardhshëm do të shënojë mbylljen e kësaj sage gjyqësore, duke i dhënë fund asaj që ai e quajti një nga kapitujt më të errët të drejtësisë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …