Kryetari Ekrem Kastrati ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari Vesel Krasniqi kanë pritur të enjtën në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Kastrati ka shkruar se takimi ishte i ngrohtë e miqësor, ku u bisedua për bashkëpunim në dobi të qytetarëve malishevas. Malisheva, me shpirtin e saj mikpritës, vlerëson lart Britaninë e Madhe për rolin dhe mbështetjen e saj në periudhat më të vështira për vendin tonë.

Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, Ambasador, ka shkruar në facebook, kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …