Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Eliot Engel: Çështjet në Kosovë nuk mund të zgjidhen me gaz lotsjellës në Kuvend

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel deklaroi në Tiranë u shpreh  optimist për rrugën që mori reforma në sistemin e drejtësisë. Engel u takua me politikanët kryesorë, me të cilët diskutoi për këtë reformë, për luftën ndaj korrupsionit dhe marihuanës. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Engel komentoi edhe zhvillimet në Kosovë, ku tha se çështjet nuk mund të zgjidhen me gaz lotsjellës në parlament.  Bisedimet në Kosovë atje janë shumë kontradiktore. Disa njerëz nuk bien dakord me atë marrëveshje dhe mendojnë se ajo ka nevojë të përmirësohet. Qeveria vendosi të bëjë një hap prapa dhe të shohë se si mund të ndryshojë ajo çështje. Sido që të vendoset, u takon njerëzve në Kosovë të marrin një vendim. Por mendoj se Kosova duhet të marrë vendimet në demokraci, në një proces demokratik. Ato akte dhune që kemi parë në parlament, me bomba dhe gaz lotsjellës, janë gjëra të tmerrshme, sepse e dëmtojnë demokracinë në Prishtinë, ka thënë mes tjerash kongresisti,Eliot Engel.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …