leoni

Vetëvendosje

Vetëvendosja: Partia e kryetarit me 70 dosje, me veprimtari kriminale e tradhti ndaj elektoratit është në panik

Lëvizja Vetëvendosje iu ka kundërpërgjigjur LDK-së e cila  përmes një komunikate për media shprehet e  Vetëvendosja përbën rrezik evident për qytetarët e Kosovës. “E tunduar nga nostalgjia për regjimin komunist jugosllav, partia e udhëhequr nga shërbyesi i atij regjimi që e do kultivimin e tij edhe në Kosovën e sotme, e paska quajtur Vetëvendosjen kriminale e neokomuniste. LDK e Isa Mustafës, e cila më shumë po kontrollohet nga Kadrin Veseli, të cilin Isa Mustafa e quante kriminel, duhet ta ketë të qartë se frika e tyre nga Vetëvendosja vjen si pasojë e luftimit të pakompromis të krimit nga ana jonë. Partia e kryetarit me 70 dosje, me veprimtarinë kriminale dhe tradhtinë ndaj elektoratit duke u shndërruar në vegël të SHIK-ut është në panikun e rënies drastike në përkrahje nga populli, gjë që më pas i çon në lëshim të kumtesave histerike, të çoroditura e të mërzitshme”.

Ashtu sikur në vitet e 80-ta, edhe sot po montohen raste ndaj atyre që e duan Kosovën të lirë dhe pa krim e korrupsion. Kjo ngase kemi një kryeministër që ka nostalgji aq të madhe për atë kohë kur ishte në pushtet, sa që do që të na kthejë në atë kohë. Në vend se të merret me inskenimet e shpifjet e Policisë, LDK duhet të merret me kriminelët e shumtë brenda saj, që degraduan Prishtinën e që po ndjekin traditë të njëjtë në qeverisjen qendrore. Por, siç duket kjo parti ka gjetur rehatinë në djepin e krimit, pranë Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …