Lumir Abdixhiku: Shtatë ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare, është dashur të dorëhiqen

Lumir Abdixhiku: Që nga lindja, me 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit

Kryetari dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdigjiku është zotuar se me qeverisjen e vendit nga partia që ai drejton, çdo të lindur, deri në moshën 1 vjeçare, do të ketë nga 200 euro në muaj. Ai ka shtuar më tutje se mandej do të ofrohet përkujdesje në cerdhe dhe mësim tërë ditor nëpër institucione edukativo-arsimore. “Ne besojmë në një shtet që nuk shfaqet vetëm në zgjedhje, por ecën me qytetarin në çdo hap të jetës. Që nga lindja, me 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit. Me çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor. Me mësim tërëditor, shujta të ngrohta dhe kushte të barabarta në shkolla. Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen. Me trajnim për 40 mijë të rinj dhe punësim të garantuar pas diplomimit” ka shkruar kryetari dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK: Moslejimi i Salih Mustafës një vizitë te babai i tij i sëmurë rëndë është vendim i padrejtë

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të …