Daniel Serwer

Daniel Serwer: Akti i Mbrojtjes nuk garanton mbështetje të pakushtëzuar për Kosovën

Përfshirja e Kosovës në Aktin e Mbrojtjes, të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, është vlerësuar si një sinjal politik i rëndësishëm nga Uashingtoni, duke riafirmuar njohjen reciproke me Serbinë dhe refuzimin e ndarjeve territoriale mbi baza etnike. Megjithatë, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, paralajmëron se ky akt nuk duhet parë si një garanci e pakushtëzuar për mbështetje të Kosovës. Ai thekson se gjuha e përfshirë në ligj është më shumë rezultat i përpjekjeve të Kongresit për të frenuar ndryshime të mundshme në politikën amerikane, sesa një angazhim i palëkundur. “Ndërsa më pëlqen gjuha që Kongresi ka miratuar, do të ishte gabim ta interpretojmë atë si një shenjë pa mëdyshje pozitive”, tha Serwer, duke shtuar se lobistë të ndryshëm po përpiqen të përmbysin politikën tradicionale të SHBA-së që favorizon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Eksperti shton se Kongresi ka tentuar të vendosë një lloj “frenimi”, por Presidenti ka autoritet pothuajse të plotë në politikën e jashtme, prandaj nuk ka garanci që kjo gjuhë të respektohet. Serwer shprehet skeptik edhe për dialogun Kosovë–Serbi dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës: “Kosova duhet gjithmonë të synojë njohjen e ndërsjellë, por nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo është më e mundshme sot sesa më parë”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës

Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …