Kryetari Smajl Latifi mbajti takimin e Dytë Publik me qytetarë

Në praninë e shumë qytetarëve, shoqërisë civile, kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, si dhe palëve të tjera të interesuara, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë publik për punën njëvjeçare të qeverisjes komunale, ku u prezantuan:

➖Raporti i punës për vitin 2025;

➖Plani i punës për vitin 2026;

➖Lista e aktiviteteve të realizuara gjatë këtij viti;

➖Raportet e aktiviteteve thelbësore të secilës drejtori veç e veç dhe ecurinë e angazhimeve, të investimeve, të sukseseve dhe të ngecjeve;

➖Sfidat, detyrimet dhe përgjegjësitë për vitin 2025.

Kryetari Latifi, theksoi se Komuna e Rahovecit ka shpenzuar buxhetin me efikasitet maksimal, duke arritur deri më tani një shpenzim të përgjithshëm prej 97.74% të buxhetit total, ndërsa në investime kapitale kemi realizuar 99.87%. Në inkasimin e të hyrave kemi tejkaluar planin, duke arritur një shifër rekorde prej 2,081,502.99 €, si dhe të hyrat e jashtëzakonshme në shumën prej 306,226.64 €, ku gjithsej të hyrat janë realizuar në vlerën prej 2,387,729.63 €.

Po ashtu, theksoi se gjatë këtij viti kemi shënuar suksese të shumta, duke u ranguar lart në vlerësimet dhe matjet e realizuara nga institucione kredibile dhe mekanizma të pavarur monitorues, çka dëshmon për punën e mirë, për transparencën dhe për përgjegjshmërinë e qeverisjes komunale.

Në fund të takimit, qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të shprehin shqetësime, kërkesa dhe përgëzime për punën e ekzekutivit gjatë vitit 2025. Të gjitha pyetjet dhe komentet morën përgjigje konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …