Albin Kurti ankohet në media lokale për dështimin e Qeverisë, shmang përgjegjësinë politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka zgjedhur mediat lokale për t’u ankuar publikisht pse Qeveria e tij nuk u votua, duke ia faturuar gjithë përgjegjësinë ish-opozitës për një vit dështimesh politike dhe institucionale. Kurti mohoi se gjuha e tij polarizuese ka qenë shkaku kryesor i mungesës së bashkëpunimit politik. Sipas tij, problemi qëndronte te “interesat e kundërta” dhe jo te përplasjet e vazhdueshme verbale me partitë tjera. Ai pretendoi se qeverisja e Vetëvendosjes ka vendosur rend në dogana, kufij dhe buxhet, duke sugjeruar se pikërisht këto veprime kanë prodhuar reagime kundërshtuese dhe një “gjuhë të ashpër” që, sipas tij, ka intoksikuar mjedisin politik. Kurti shprehu bindjen se tensionet do të zbuten dhe se viti 2026 do të jetë më i qetë politikisht. Megjithatë, në këtë intervistë Kurti shmangu çdo reflektim për shkeljet kushtetuese, fyerjet ndaj gjyqtarëve, sulmet ndaj mediave dhe manovrat politike të figurave të larta të VV-së, duke i përmbledhur të gjitha në një akuzë të vetme ndaj ish-opozitës pse nuk ia votoi Qeverinë. Ai nuk dha asnjë shpjegim për deklaratën e famshme se “i kemi numrat”, e cila doli e pavërtetë dhe që, sipas kritikëve, i kushtoi Kosovës humbje serioze politike, ekonomike dhe përkeqësim të marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje 6% të ekonomisë globale gjatë vitit 2021

FMN: Ekonomia shqiptare me rritje të fortë dhe tregues stabilë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se Shqipëria ka …