Bedri Hamza prezanton planin për zhvillim ekonomik dhe mbështetje për bizneset

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video të re në kuadër të fushatës zgjedhore, duke shpalosur zotimet e tij për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e sektorit privat në Kosovë. Hamza ka theksuar: “Nuk ka zhvillim të shtetit pa sektor privat të suksesshëm.” Ai ka prezantuar disa masa konkrete, mes të cilave:

  • Ndryshimi i mënyrës së pagesës së TVSH-së, që do të paguhet brenda vendit dhe vetëm pas shitjes së produktit, për të lehtësuar barrën financiare për bizneset.
  • Grantet investive deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset e reja dhe ato në zhvillim.

Sipas Hamzës, këto politika do të krijojnë një klimë të qëndrueshme për bizneset dhe investimet, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe fuqizimin e sektorit privat, që ai e sheh si motorin kryesor të zhvillimit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …