Mehmet Bislimi: Kur të mohohet liria! “Ooo sa shumë po me djeg malli, nuk të pashë më për së gjalli, baba i miri baba!”…

Cal burri, Cal djali,
ngushëllimet më të sinqerta nga shokët
miqtë, bashkëluftëtarët
nga të ndershmit e familjarët
nga të gjithë shqiptarët e vërtetë
kujtimi yt për babanë tënd
kurrë s’ka me vdekë…

Cal, burri, Cal djali, e di saktë që ti nuk do të ligështohesh, ti ishe përgatitur në kohë dhe me kohë, që të vdisje për atdhe, para babait, para nënës, para vëllait, para ne shokëve, miqve. Ti, ishe përcaktuar që të vdisje si me le, me të vetmen qëllim e dëshirë; që shqiptarët e pushtuar nga regjimi fashist Serb të jetojnë të lirë!…

Po, ne sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e babait tënd. Ai iku me sy hapur, për të të parë edhe një herë e për të pasur pranë na çastet e fundi të jetës së tij… Jo këtë nuk ta mundësoi smirezia, urrejtja, injoranca dhe padrejtësia që thirret në ligj e drejtësi. Sa cinike kjo, sa naive, sa e pështirë kjo e ngritur me intriga prej themelit, që të kujton madje edhe hipokrizinë e kohëve të Wilhelm Telit- drejtësi ndërkombëtare!

Cali i dashur, ata që e kanë provua këtë padrejtësi në lëkurën e tyre, këtë e kuptojnë nga rrënjët. Urrejtje kjo, që është zbrazur furishëm mbi ne shqiptarët nga zdralet e pushtuesve dhe lukunive të ngjyrave të ndryshme. Babëzi zbrazjesh kjo dikur, por nuk po e kuptojmë pse edhe sot vazhdon ky vrer, vazhdon dimër e verë, mohohet liria e tjetrit- liria e popujve të tjerë, që bie ndesh me parimin më elementarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, njohur ndërkombëtarisht kjo!
Po, kjo është për ta thënë Cal, Kur të mohohet liria, liria e fjalë e jetës, liria e atdheut, liria për ta parë qoftë edhe për të fundit herë babanë, nënën, motrën, vëllain, gruan, fëmijët… për ta parë në sy lirinë, për ta thënë fjalën dhe mendimi e lirë, jo neve, kjo nuk na lejohet për të vetmin shkak, vetëm e vetëm se ne e duam lirinë dhe e mbrojmë atë!

Retrospektivë e rietabluar, e ndyrë, e pështirë, neveritëse që ka ndodhur edhe në kohë të më hershme (tani e ricikluar), kur shqiptarët i burgosnin, i mbanin të ndryrë, ua mohonin lirinë për të parë babanë, nënën familjen për se gjalli, madje edhe kur ata (të burgosur e duarlidhur), i mbysnin me dajak i varnin në litarë në qelitë e mykura të burgjeve të Serbisë, familjarët e tyre nuk i linin që ti shihni as për së vdekuri!… Të ndryrë në arkivole prej hekuri edhe tek varri i bënin roje me Xhandar e milici të Serbisë, që mos t’i shihte familja e tyre, siç ishte rasti me Fazli Greiçeci e më shumë të tjerë, madje me mbi 100 djem të rinj, që i mbytën nëpër kazamatet ushtarake të Serbo-Jugosllavisë, që i kthyen mbyllur hermetikisht në arkivole hekuri. Po Cal, kjo ishte e vërteta e një pushtuesi serbofashist, që mohonte lirinë e shqiptarëve… tani sa e pa kuptueshme është kjo, oooo tokë, po çfarë urrejtje ndaj çlirimtarëve, sa të mos i lejojnë të takohen me më të dashurit e tyre për të gjallë, madje as ndër varrë!

Ooo shpirt në zemër-plasje, që u dogje nga malli i parë, me ç’të drejt mohohet liria?!
Cal djali, Cal burri, më falë se e kam nga zemër-plasja, në shpirt na rëndojnë plagët e asaj kohe të pa kohë…

ngushëllime edhe atëherë kur të mohohet liria
e themi me gjithë fuqinë e shpirtit
edhe bota po të përmbyset
Cal, do të bëhet Shqipëria- Shqipëria do të bëhet!
ngushëllime Cal djali
ngushëllime Cal burri
ngushëllime or djalë me peshë e zemër guri!

 

25 dhjetor 2025
Mehmet Bislimi

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Nevoja për riorientim të politikave ekonomike në Kosovë nga ato sociale në zhvillimore

Ekonomia e Kosovës karakterizohet nga një varësi e theksuar nga importi, një bazë e dobët …