Bekim Hamëz Jashari: 30 Dhjetor 1991 – Agimi i Qëndresës që Lindi Epopenë e UÇK-së

Në këtë ditë të shënuar për historinë e Kosovës, kujtojmë dhe nderojmë luftën shekullore për Liri, sakrificën sublime të popullit tonë dhe qëndresën e Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari me bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së. 34 vite më parë, në orën 05:15 të mëngjesit, në një ditë të ftohtë dimri me borë, forcat serbe nisën sulmin ndaj kullave të Jasharajve, ku ndodheshin Kryekomandanti Adem Jashari, babai i tij Hamëza, axha Rifat dhe familjarë të tjerë. Pas orësh të tëra përleshjesh të ashpra, ata arritën të zmbrapsin forcat armike, duke dëshmuar vendosmërinë dhe guximin që do të shndërrohej në simbol të rezistencës kombëtare. Nga kjo datë, Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan pa u ndalur, në male e fusha, duke i dhënë jetë organizimit dhe idealit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në rënien e tyre heroike dhe përjetësimin në historinë e kombit. Urime Dita e Veteranit! Lavdi dëshmorëve!

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu raporton sot para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për kasafortën

Agim Veliu pas humbjes së LDK-së: Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar për herë të …