Komandant Sadik Halitjaha uron Ditën e Luftëtarit: Homazh për veteranët e UÇK-së dhe fillimin e rezistencës në Drenicë

Komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka uruar Ditën e Luftëtarit, duke rikujtuar momentet e para të rezistencës së organizuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë më 30 dhjetor. Në një mesazh të ndjerë, Halitjaha përkujtoi se ky moment nuk ishte rastësi, por rezultat i akumulimit të urrejtjes dhe padurimit ndaj dhunës ekstreme të pushtuesve. Ai e përshkroi ngjarjen si rrëfejën e armëve të UÇK-së mbi forcat serbo-sllave dhe si fillimin e luftës së drejtë për liri. “Urime luftëtarëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve, ideatorëve dhe organizatorëve të luftës, eprorëve dhe komandantëve drejtues, të gjithëve që dhanë kontributin e tyre në luftën për lirinë e atdheut!” – shkroi Halitjaha. Ky mesazh përkujton sakrificën e atyre që qëndruan në vijën e parë të rezistencës dhe themeluan idealin e lirisë për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …