Kryetari Përparim Rama në Bujanoc u takua me Kryetarin e Komunës, Arbër Pajaziti

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama u mirëprit në Bujanoc nga kryetari i kësaj komune, z. Arbër Pajaziti

Bashkëpunimi mes komunave krijon më shumë mundësi për të rinjtë tanë, kudo që jetojnë, ka shkruar në facebook, kryetari Rama.

Diskutuam për bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit, me fokus te sporti, kultura dhe hapja e hapësirave të reja për të rinjtë.

Me finalen e turneut tradicional të futsallit “BU CUP 2025”, sporti edhe një herë tregoi se është gjuhë e përbashkët që bashkon të rinjtë dhe komunitetet, ka shkruar kryetari Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …