Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt për muajin dhjetor 2025, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija, ku morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, si dhe anëtarët e Kuvendit.

Me votimin e anëtarëve të Kuvendit u miratuan këto pika të rendit të ditës:

1. Fjala hyrëse

2. Miratimi i rendit të ditës

3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

4. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, me Nr. 01-020/01-0052694/25, i datës 17.12.2025 (raporton Kryesuesja e Kuvendit, znj. Adelina Spahiu-Alija)

5. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Komunitete, me Nr. 01-020/01-0052697/25, i datës 17.12.2025 (raporton Kryesuesja e Kuvendit, znj. Adelina Spahiu-Alija)

6. Plani i Punës së Kuvendit të Komunës së Skenderajt për vitin 2026, me Nr. 01-112/01-0052698/25, i datës 17.12.2025 (raporton Kryesuesja e Kuvendit, znj. Adelina Spahiu-Alija)

7. Plani i Punës së Ekzekutivit për vitin 2026, me Nr. 02-112/01-0052640/25, i datës 17.12.2025 (raporton Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku)

8. Propozim-vendim për miratimin e vendimit mbi publikimin e listës së pronave të paluajtshme të Komunës së Skenderajt për dhënien në shfrytëzim për vitin 2026, me Nr. 02-463/01-0052710/25, i datës 17.12.2025 (raporton Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku)

9. Raporti i Planit Vjetor të Integritetit të Komunës për vitin 2025, me Nr. 02-052/01-0052703/25, i datës 17.12.2025 (raporton zyrtari, z. Mirsad Gashi)

10. Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2025, me Nr. 02-052/01-0052705/25, i datës 10.12.2025 (raporton zyrtari, z. Baki Beqiri)

11. Pyetjet e këshilltarëve nën pikën të ndryshme

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje

Në Komunën e Deçanit u mbajt takimi i radhës i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në …