Qeveria në detyrë gjatë vitit 2025 mes kritikave për tejkalim kompetencash dhe mbrojtjes së performancës institucionale

Kosova gjatë vitit 2025 ka funksionuar pothuajse për një vit të plotë me një qeveri në detyrë, një situatë e pazakontë institucionale që, sipas hulumtuesve të shoqërisë civile dhe ekspertëve të drejtësisë, ka prodhuar probleme serioze ligjore dhe politike, veçanërisht në aspektin e tejkalimit të kompetencave të përcaktuara me ligj. Për shkak të krizës politike dhe pamundësisë për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, vendi u përball me zgjedhje të serishme më 28 dhjetor. Sipas Ligjit për Qeverinë, një qeveri në detyrë ka mandat të kufizuar dhe nuk mund të marrë vendime me ndikim afatgjatë politik, financiar apo institucional. Megjithatë, monitoruesit vlerësojnë se këto kufizime janë tejkaluar në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë kësaj periudhe, qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimesh me ndikim të drejtpërdrejtë, përfshirë ndarjen e nga 100 euro për pensionistët, studentët dhe fëmijët, vendimin për rritjen e pagës minimale. Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Supreme kishte hedhur poshtë një Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke sqaruar se ministrat që janë njëkohësisht deputetë nuk mund të nxjerrin akte nënligjore, pasi kjo bie ndesh me dispozitat kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ numëron rreth 90% të votave: Renditja e kandidatëve më të votuar mbetet e pandryshuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar numërimin e rreth 90 për qind të votave të …