Urime nga mbarë trevat shqiptare për 27-vjetorin e Radios Kosova e Lirë, zë i pandarë i dëgjuesve të saj

Në 27-vjetorin e themelimit të saj, Radio Kosova e Lirë mori urime të shumta nga të gjitha trevat shqiptare, nga personalitete të shquara që janë vetë sinonim i fjalës së lirë, i rezistencës dhe i përkushtimit kombëtar. Ashtu siç përhapet zëri i saj në eter, po aq të shumtë e të pandarë janë edhe dëgjuesit e saj, të lidhur ndër vite me këtë medium që ka ditur të ruajë besnikërinë ndaj së vërtetës. Urimet, mesazhet dhe fjalët përkrahëse dëshmuan edhe një herë se Radio Kosova e Lirë nuk është vetëm një frekuencë, por një adresë besimi për opinionin publik shqiptar, një zë që ka bashkuar njerëz, ide dhe ideale në momente kyçe të historisë sonë. Me këtë rast, stafi i Radios Kosova e Lirë i falënderon sinqerisht të gjithë ata që, me urimet dhe mbështetjen e tyre, e kanë bërë këtë përvjetor edhe më domethënës. Njëkohësisht, stafi zotohet se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre informues dhe përkujtues, besnik i misionit të saj, në shërbim të së vërtetës, kujtesës historike dhe interesit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori gjerman paralajmëron qeverinë e re: Kosova humbi terren dhe fonde vitin e kaluar

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka dhënë një mesazh të fortë …