Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e shoqatës “Mërgata e Pozheranit”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryesinë e shoqatës “Mërgata e Pozharanit”, me të cilët diskutoi rreth bashkëpunimit institucional dhe kontributit të mërgatës në zhvillimin e qëndrueshëm të Pozharanit. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur edhe për projektet e realizuara dhe ato të planifikuara nga kjo shoqatë si dhe mundësitë për mbështetje të mëtejmë në fusha me interes të përgjithshëm, përfshirë arsimin, infrastrukturën dhe aktivitetet sociale. Kryetari Haliti vlerësoi kontributin lartë kontributin e bashkatdhetarëve dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, duke theksuar se kontributi i tyre për vendin dhe shoqërinë është i një rëndësie të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …