Artan Behrami

Artan Behrami kërkon formimin e një komisioni parlamentar për hetimin e Gjykatës Speciale

Artan Behrami ka kërkuar që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës të themelohet një komision parlamentar për hetimin e punës së Gjykatës Speciale. Sipas Behramit, ky komision duhet të trajtojë të gjitha nivelet e funksionimit të kësaj gjykate, përfshirë kryetaren Ekaterina Trendafilova dhe stafin e saj, me qëllim të shqyrtimit të pretendimeve për shkelje të të drejtave të njeriut. Ai thekson se Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi institucionale që të reagojë dhe të hetojë çdo veprim që cenon të drejtat themelore të qytetarëve të Kosovës, duke nënvizuar se hetimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent. “Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duhet të krijohet një komision parlamentar për hetimin e Gjykatës Speciale. Aty duhet të hetohet nga Trendafilova deri te gardiani i fundit për shkelje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …