Albert Prenkaj: Presidenti i ri duhet të zgjidhet me marrëveshje dhe kandidat konsensual

Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve, të arrijë një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Sipas Prenkajt, për të shmangur zvarritjet institucionale dhe rrezikun e zgjedhjeve të reja, është e domosdoshme arritja e një konsensusi ndërpartiak. Ai vlerëson se partia fituese nuk duhet të imponojë një emër të veçantë, duke pritur më pas abstenime apo sigurim kuorumi nga partitë e tjera. “Pres që të mos ketë kokëfortësi dhe imponim. Për t’iu shmangur zvarritjeve që i kemi parë vitin e kaluar, partia fituese duhet të pranojë një emër konsensual”, ka deklaruar Prenkaj. Sipas tij, do të ishte e udhës që kandidati për president të propozohej nga partitë opozitare, në mënyrë që figura e presidentit të jetë përfaqësuese dhe bashkuese. Prenkaj thekson se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë intelektuale, e pranueshme gjerësisht dhe me autoritet për të përfaqësuar shtetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …