Në Malishevë, procesi mësimor u shty për dy ditë – deri më 14 janar

“Duke u bazuar në reshjet e fundit gjatë vikendit të cilat e kanë rënduar situatën në terren përgjatë gjithë komunës së Malishevës duke dëmtuar shumë rrugë dhe infrastrukturën rrugore, komuna njofton se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 do të bëhet me 14 janar 2026”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit të komunës së Malishevës.

Kjo komunë ka qenë ndër zonat më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e kishte shtyrë fillimin e procesit mësimor deri më 12 janar 2026, pikërisht për shkak të vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumë komuna të vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdit Berisha” për katër projekte hyjnë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi – Buzhala, …