Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të hënën me 12 janar nga nesër do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit, pas ndërprerjes së shkaktuar nga reshjet e shumta ditëve të fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, mësimi do të vazhdojë pa shtyrje të mëtejme, pasi autoritetet komunale thonë se situata është menaxhuar me sukses dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në objektet shkollore.
Komuna thekson se ekipet përkatëse kanë qenë në terren dhe kanë realizuar ndërhyrjet e nevojshme pas dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.
“Falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve tona dhe masave të marra, është siguruar një ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor”, thuhet në njoftim, ku nxënësve u urohet rikthim i mbarë në shkollë.