Komuna e Skenderajt po vazhdon pa ndërprerë me mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në të gjithë territorin e komunës. Ekipet janë në terren dhe po bëjnë kriposjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa aktualisht të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra janë të kalueshme.
Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë për ngrica, lusim të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të përdorin goma dimërore, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Siguria e qytetarëve mbetet prioritet i kryetarit Sami Lushtaku dhe komunës së Skenderajt, prandaj ekipet e kontraktuara po punojnë me turne të pandërprera me qëllim që rrugët publike në territorin e komunës së Skenderajt të jenë të sigurta dhe të qarkullueshme.